Ferizaj

Paraburgim ndaj N.H. i dyshuar për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “arratisja e personit të privuar nga liria”


Publikuar më:


Ferizaj, 11 maj 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar
kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit
kundër të pandehurit N.H. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të
bazuar se ka kryer veprat penale sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 4
lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprës
penale arratisja e personit të privuar nga liria nga neni 397 paragrafi 1 të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i
procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i
bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402
paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1; arratisja e personit të privuar nga liria nga neni 397
paragrafi 1; – vepra të cilat janë të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së
Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës
së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të
KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej
tridhjetë (30) ditë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë
ekzekutimin e tij.

To Top