Ferizaj

Paraburgim ndaj G.I. i dyshuar për veprën penale sulmi

By FerizajPress

October 15, 2021

Ferizaj, 15 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën eProkurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër tëpandehurit G.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kakryer veprën penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës sëKosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari iprocedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë,se i pandehuri më 13.10.2021, në Ferizaj, saktësisht në banesën e tyre, pas njëmosmarrëveshje verbale me të dëmtuarën nënën e tij, me dashje ka përdorur forcënfizike ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që fillimisht e ofendon me fjalë banale, pastaj egodet me shuplakë në fytyrë e më pas duke e kapur për krahu i shkakton dhembje nëtrup, me ç ‘rast i shkakton dhimbje fizike, por e dëmtuara nuk ka kërkuar tretmanmjekësor menjëherë pas incidentit pasi që ishte në gjendje të rëndë emocionale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masëssë paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave tëKPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaj

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynëekzekutimin e tij.