Ferizaj

Para të falsifikuara kapen në Ferizaj

By FerizajPress

November 28, 2016

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 110 € (3X20€, 4X10€ dhe 2X5€) që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në një objekt përcjellës në oborrin e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar edhe një printer i cili dyshohet se përdorej për punimin e monedhave të falsifikuara. Me urdhër  të prokurorit të dyshuarit  dërgohen në mbajtje.