Ferizaj

Paqja dhe bashkëjetesa merr kuptim më të plotë në Ferizaj

By FerizajPress

May 07, 2019

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka theksuar se diversiteti ynë kulturor e etnik, bashkëjetesa mes besimeve dhe solidariteti me njëri-tjetrit, kanë bërë që qyteti që ai udhëheq të jetë sinonimi dhe shembulli më i mirë, kudo në trevat shqiptare.

Aliu po ashtu ka njoftuar se “bashkë me kolegë politik e personalitete ferizajase sot u nderuam me titullin e nderit “Ambasador për Paqe” nga Federata e Paqes Universale”.

Postimi i Aliut në Facebook:

Paqja dhe bashkëjetesa merr kuptim më të plotë në Ferizaj. Diversiteti ynë kulturor e etnik, bashkëjetesa mes besimeve dhe solidariteti me njëri-tjetrit kanë bërë që qyteti që unë udhëheq të jetë pikërisht sinonimi dhe shembulli më i mirë, kudo në trevat shqiptare.

Bashkë me kolegë politik e personalitete ferizajase sot u nderuam me titullin e nderit “Ambasador për Paqe” nga Federata e Paqes Universale.

I nderuar të pres në vatrën tonë, ish Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ish deputetë e drejtues të kësaj organizate nga Shqipëria dhe Kosova. Misioni ynë është të bëjmë me më shumë dashuri botën, një vend ku mbretëron paqja.