Lajme

Papunësia në Amerikë bie në nivel rekord

By FerizajPress

October 06, 2018

Niveli i papunësisë në Amerikë ka rënë në 3,7% në shtator kundrejt 3,9% që ishte në gusht.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të një ekonomie që është duke u rritur, njoftoi sot Departamenti i Punës duke theksuar se ky është niveli më i ulët që prej dhjetorit 1969.

Në fakt krijimi i vendeve të punës shënoi rënie të ndjeshme duke regjistruar 134,000 të punësuar pas shifrës prej 201,000 në muajin gusht, por kjo ishte për shkak të pasojës direkte që ka pasur uragani Florence që goditi bregun lindor të SHBA-së.

Megjithatë numri i punësimeve të reja është më i ulët nga parashikimet e analistëve, që prisnin krijimin e 184 000 vendeve të punës.

Për më tepër, pavarësisht zgjerimit të tregut të punës, rrogat kanë regjistruar një rritje shumë të dobët (+ 0,29%) në raport me muajin gusht.

Në një vit, rritja e pagave është ngadalësuar në 2,8% kundrejt 2,9% që ishte njoftuar në muajt e mëparshëm.