Papa Françesko, i cili vizitoi sot qendrën e migrantëve në ishullin grek Lesbos, në shenjë solidariteti mori me vete në Romë 12 refugjatë sirian. Prijësi i 1.2 bilion katolikëve në mbarë botën tha se udhëtimi i tij dëshmon “katastrofën më të rëndë humanitare që prej Luftës së Dytë Botërore”. Papa Francesko u prit nga kryeministri grek Aleksandër Tsipras.