Lajme

Papa Françesku: Korrupsioni është si një lloj droge

By FerizajPress

September 18, 2016

“Disa kanë një lidhje me korrupsionin si me drogën. Ata besojnë se mund ta përdorin dhe të ndalen kur të dëshirojnë”, sqaroi papa argjentinas me rastin e lutjeve të së dielës.

“Niset nga diçka e vogël, një shumë e vogël diku, një ryshfet atje dhe në këtë mënyrë kemi humbur lirinë tonë”, paralajmëroi ai, duke shtuar se korrupsioni prodhon gjithashtu “varësi” dhe gjeneron varfëri dhe vuajtje.