Lajme

“Panama Papers”, Manjani: Nuk kam informacion për emra shqiptarë

By FerizajPress

April 06, 2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar se do të ndërmarrë një nismë, “çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojnë në Shqipëri ose është në vendin tonë, do të duhet të ekspozojë kush janë aksionarët”.

Manjani do ta ndërmarrë këtë nismë përmes një ligji të ri pas skandalit të parajsave fiskale të zbuluar nga “Panama Papers”.

Në një prononcim për medien paraditen e sotme, ministri Manjani tha se po konsultohet me ekspertët për këtë nismë ligjore që ka një model, ligjin gjerman.

I pyetur për emra të shqiptarëve të përfshirë në këtë aferë, Manjani tha se “nuk ka informacion por është i gatshëm si ministër i Drejtësisë të ndihmojë autoritetet”./shekulli