Nga përplasja e një furgoni pasagjerësh me një makinë me targa zvicerane, në të cilin udhëtonin disa kosovarë mbetën 3 të vdekur dhe 7 të plagosur.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat e këtij aksidenti janë dy fëmijë dhe një grua.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.
.