Lajme

Pamje të jashtëzakonshme nga droni, mbi liqenin e ngrirë të Batllavës (Video)

By FerizajPress

January 19, 2017

Ngrirja Ujëvarës së Mirushës, ishte senzacion për qytetarët një numër i madh i të cilëve shkuan edhe për ta parë nga afër, madje pamjet e kësaj ujëvare u bënë lajm edhe në mediat e huaja.

E ngrirjes nuk i ka shpëtuar as Liqeni i Batllavës. Në një video të publikuar në Youtube, shihen pamje fenomenale të xhiruara nga droni ku liqeni i ngrirë i Batllavës  tashmë është shndërruar në “shteg” për ecje nga qytetarët e asaj ane.

Përkundër ngrirjes së këtij liqeni, Kompania e Ujësjellësit nuk ka raportuar për ndonjë reduktim eventual të furnizimit me ujë të pijshëm. /Lajmi.net/