Lajme

Pamje rrëqethëse: Kështu u dridhen dje dy televizionet në Maqedoni (Video)

By FerizajPress

September 12, 2016

Në Maqedoni nuk ndalen tërmetet por ajo çka bie në sy është edhe paniku i qytetarëve në kohën kur dridhen vendet ku ata janë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani kemi parë të jenë dridhur markete, shitore, shtëpi dhe qendra tregtare por tani do të shihni se si kanë vepruar gazetarët, prezentuesit dhe stafi i televizionit publik RTVM 1 dhe Kanal 5. Në të dy televizionet tërmeti ka ndodhur në kohën e edicionit të lajmeve dhe i kanë ndaluar lajmet.

Gjithashtu, sot dhe dje janë paraqitur disa dëme materiale kurse pas tërmeteve, qendrat tregtare janë evakuuar.