Ferizaj

Pamje nga dëmet e shkaktuar nga era dhe breshëri në Sojevë të Ferizajt

By FerizajPress

July 31, 2020

Shiu  dhe era të përcjellë edhe me breshër në disa pjesë të komunës së Ferizajt shkaktuan shumë dëme.

Banor të fshatit Sojevë kanë dërguar pamje nga dëmet e shkaktuar në këtë fshat.

Në video  shihen dëme të cilat u shkaktuan  nga era dhe breshëri e që për pasoj në një familje u dëmtuan rëndë edhe tri makina të shtrenjta.

Bëhet e dituar se era ka shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik, dhe banorët kërkojnë nga KEDS që sa më shpejt të intervenoj, së pari të evitoj pasojat por edhe të rikthehet furnizimi me energji elektrike, më se i nevojshëm në këto ditë të nxehta.