Ferizaj

Pamje nga banesa që u djeg sot në Ferizaj. Një zjarrfikës i lënduar (Video)

By FerizajPress

July 23, 2017

Ferizaj.23.07.2017. Këto janë pamje nga banesa e cila mori flakë sot në Ferizaj, në rrugën “Dimitrije Tucoviq”

Gjatë aksionit të shuarjes së zjarrit në këtë banesë është lënduar edhe një zjarrfikës  i cili u dërgua në emergjencën e spitalit të Ferizajt për trajtim. Zjarrfikësi pas dhënies së ndihmës  emergjencën e spitali u lirua nga spitali.

Burime të Ferizajpress thonë se dyshohet  që deri te zjarri ka ardhur  si pasojë e bombolës së gazit, por për këtë  pritet që të konfirmohet nga ekipet e policisë të cilat po merren me rastin.

Ndryshe sot në Ferizaj ekipi i zjarrfikësve  para kësaj kishte intervenuar edhe në pesë raste tjera të shuarjes së zjarreve.