Lajme

Pallati i Drejtësisë, aty ku thyhen rregullat e komunikacionit (Video)

By FerizajPress

April 10, 2016

Në fakt, për dallim nga problemet e brendshme në Pallat, për të cilat fajtor po konsiderohen projektuesit e projektit miliona euro, për parkingjet e këtij pallati fajtorë po konsiderohen qytetarët që nuk po i parkojnë veturat e tyre siç duhet në këto parkingje.

Veturat e tyre, qytetarët po i parkojnë në rrugë duke bllokuar njërën korsi të rrugës, e cila krijon kaos në qarkullimin e veturave. Por, hiç më pak nuk mund të thuhet as për zyrtarët e këtij institucioni, veturat e të cilëve shihen të parkuara në mënyrë dhe vend të parregullt, në afërsi të Pallatit të Drejtësisë.