Me largimin e Donika Kadaj-Bujupi, nga AAK, posti i shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte mbetur vakant deri sot, nga sot, në krye të këtij grupi do të jetë deputeti Pal Lekaj. Kështu ka bërë të ditur Argjend Zejnaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i AAK-së, i cili ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook duke i uruar sukese Lekajt. “Krejt me të reja në ditën e ditëlindjes. Takimi i parë për mirëseardhje të kryetarit të ri të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj. Urime e na shkoft puna e mbarë!”, ka shkruar ai.