Editorial

Pako financiare e rimëkëmbjes-çlirimtarët

By FerizajPress

December 07, 2020

Të zgjedhurit e popullit në Parlamentin e Kosovës nuk e patën hallin e luftëtarëve, nuk menduan për familjet e tyre, nuk menduan për jetën e tyre të vështirë që po kalojnë që nga përfundimi i luftës, sepse ata janë të njoftuar me kalitjen e luftëtarëve nëpër situata të pakëndshme, ata e dinë se luftëtarët janë të stërvitur të ballafaqohen me ekzistencën e tyre, sikur dikur në kohë lufte, pasi që edhe në kohë lufte, çlirimtarët u ndeshën në shumë aspekte me vështirësi, e më së paku e patën ndjerë mungesën e ushqimit, sepse ata e gjenin ku të mundnin, por më e theksuar ishte mungesa e armatimit, e municionit për të qëndruar në pozicione përballë makinerisë vrastare të ushtrisë serbe. Të zgjedhurit e popullit, sikur përherë edhe gjatë kësaj seance plenare, se patën problem të merreshin veshë për të kaluar kjo pako financiare (e mirëseardhur), sepse dikush do të fitoj në prapaskenë qindra mijëra euro, por me vështiri po gjejnë gjuhë për ta kaluar ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës. Sot nuk jam duke i përfaqësuar veteranët që përfituan jashtë ligjshëm, sot po flas në emër të Luftëtarëve të Vërtet, të atyre luftëtarëve që se patën frik vdekjen për të udhëtuar drejt shtetit mëmë, për tu furnizuar me armatim e municion, për vete e për shok, rrugë shumë ditësh, në kërkim të lirisë. Sot nuk jam duke folur për njerëzit me moral të ulët, të cilët nga asgjëja, sot përfitojnë asistencë nga shteti për kontribut, sot nuk po flas për ata individ të pandershëm, të cilët përfituan nga politika e keqe e vendit, me një grumbull votash, apo të tjera, i bëri politikanët tanë të jenë pa sy, të shurdhur e memecë, për individët që futën nëpër lista në emër të luftës në Kosovë. Dikur e pata gjykuar prokurorin Elez Blakaj që publikoi listën me veteranët mashtrues, që për fat të keq, brenda kësaj liste i kishin futur në mënyrë tinëzare (supozoj) disa luftëtarë të vërtetë, e që sot më bënë të besoj më shumë se prokurori kishte të drejtë, e që dikush ia përzihu këto lista për ta denigruar personalitetin e prokurorit dhe kontributin e tij për pastrimin e listave, për ta paraqitur para opinionit si jo profesionistë. Shtimi i numrit të luftëtarëve të vërtet është i qëllimshëm, është tendenciozë, ka pasur për qëllim përmbysjen e krenarisë së luftëtarëve të vërtetë, të cilët në kohë lufte ishin të gatshëm të sakrifikonin vetën për një Kosovë ndryshe, jo të asaj Kosovës së okupuar, e sot nga kjo përbaltje nuk janë në gjendje të kërkojnë mirqenije për ata dhe familjet e tyre. Shkollë mirë e organizuar, sot për tu ndjerë çlirimtarët pa gojë, për mos të pasur mundësi të kërkojnë më mirë, për tu ndjerë të turpëruar, sepse e keqpërdorët të qenurit çlirimtarë. Jam i bindur se edhe Serbia nuk kishte ditur më keq të sillej me luftëtarët e vërtetë, se sa janë duke u injoruar sot nga politikajtë e vendit, ata që dikur ishin hero, e sot të përbuzur e në kollapsë totalë. E tmerrshme për një luftëtarë të vërtet të UÇK-së, kur nuk dëgjon as një minutë të vetme diskutim në Parlamentin e Kosovës, për gjendjen e vështirë që janë duke kaluar kjo pjesë e shoqërisë, që në disa momente të caktuara e ngrisin në qendër të vëmendjes, më pas për të mbetur në harresë. Nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës, ka shumë politikan, që ngritjen e tyre politike e kanë me përkrahjen e luftëtarëve të vërtet, në kurriz të tyre, të cilët shihen si mjet shfrytëzimi për ti grumbulluar votat, e për të vazhduar të mjerët me papërgjegjësi në Parlamentin e Kosovës. Që jetën e tyre e kanë të vështirë luftëtarët e vërtetë, politikave ju kujtohet vetëm atëherë kur kemi zgjedhje, vetëm atëherë kur kërkojnë mbështetjen e tyre për një grusht votash, apo për shërbime të ndryshme që mund të ju duhen kjo kategori e njerëzve, e në asnjë moment të vetëm në kohë permanente, për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit. Tek e fundit politikajtë nuk kanë faj, pse arrijnë të najë rrëmbejnë votat, për tu bërë parlamentarë, faji është në mesin tonë, në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, në selinë qendrore, të degëve që përfaqësohen nëpër komuna, të cilët për kaq vite nuk kanë mundur ta ulin në karrige të parin e tyre me kredibilitet e bagazh jo komprementues, ta ulin në karrige një intelektual luftarak që dinë, mundet dhe ia del realizimin e politikave të kësaj kategorie njerzishë. Deri sa Veteranët e Vërtet nuk zgjohen nga ky gjumë letargjik, duke u bërë vegël e politikës ditore, luftëtarët e vërtet edhe në të ardhmen do ta kenë këtë gjendje, mjerim, vuajtje e trishtim. Parlamentarëve, qeverisë e akterëve të tjerë marre ju koftë, ju kaq dini të bëni për këta njerëz që dikush derdhen gjakun, humben gjymtyrët, lanë mundin e djersën, që ju sot të jeni në parlament, të jeni aty, për të qenë gjithë përfshirës, e jo duke përfaqësuar grupacione të ndryshme të interesit, për ti lënë nën mëshirën e kohës Luftëtarët e Lirisë. Marre ju koftë. Lavdi për jetë e mot, për të gjithë ju të gjallët Luftëtarë të Vërtetë. Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit, që në periudha të ndryshme kohore, dhanë të shtrenjtën e tyre, jetën për të jetuar të lirë……

Ferizaj 07.12.2020 MA: Nexhat Shahini (Magjistër i Historisë) Veteranë i UÇK-së