Lajme

Pakistani ngrit komision të lartë pas skandalit të “Panama Papers”

By FerizajPress

April 05, 2016

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, e ka ngritur një komison të nivelit të lartë të kryesuar nga një gjykatës i pensionuar në Gjykatën e Lartë, për të hetuar dyshimet se familja e tij ka lidhje me kompanitë offshore.

Opozita në Pakistan ka bërë thirrje për një hetim më të detajuar pas zbulimit të skandalit “Panama Papers”, transmeton Klan Kosova.

Të hënën një nga djemtë e Sharif, kishte thënë se të gjitha bizeneset familjarë janë legale dhe që ata nuk kanë bërë asgjë gabim.