Pak para se të vdiste në Velipojë, italani postoi diçka në Facebook

By FerizajPress

August 03, 2016

Ai humbi jetën tragjikisht bashkë me tre persona të tjerë mëngjesin e datës 2 gusht në Velipojë. Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari, Giorgio De Serio, ishte pronar i një kancelarie në Bari.

Aksidenti ndodhi kur ai po kthehej në hotel bashkë me tre të tjerët, dy prej të cilëve do të bënin edhe dasmën e tyre në 14 gusht.

Giorgio De Serio kishte mbërritur në Shqipëri pasditen e të hënës nga porti i Durrësit, ku edhe kishte postuar një foto ‘Mirësevini në Shqipëri”. Përpara aksidentit tragjik, Giorgio De Serio ka postuar një foto në rrjetet sociale. “Po dal, mbrëmje të këndshme”, janë fjalët e fundit të tij.

.