23.01.2018.
Në Evropën e pas LDB-së u dhanë ide për të krijuar një Evropë të Bashkuar e aftë për të ruajtur paqen midis vetë vendeve evropiane, për t´u mbrojtur nga rreziku i komunizmit, që në atë kohë ishte në ekspansion, për të rimëkëmbur kontinentin e vjetër dhe për të luajtur përsëri rolin e tij të liderit botërorë. Mirëpo në secilin vend të Evropës qëndron një histori, histori konflikti, lufte dhe paqeje. Pra historia na kujton rivalitete kombëtare, dallime kulturore dhe plot konflikte. Ҫuarja përpara e proceseve të integrimit u vështirësua sidomos nga faktet që Evropa tani më prej kohësh ishte në kërkim të rrugës së saj, por pa pasur ndonjë shembull ideal në këtë drejtim.Udhëheqësit evropian dhe figura të tjera të njohura të politikës së jetës intelektuale nuk ishin në një mendje për formulën e bashkimit. Në vitet e pas luftës u identifikuan disa rryma te mendimit evropian. Shteti Federal dhe Konfederata Evropiane qysh prej fillimit të krijimit të bashkësisë në fillim të viteve 50-ta, formonin çiftin bazë të nocionit për arritjen e integrimit. Adenauer, Ҫërçill, de Gasperi, Shuman e të tjerë vendosën t´i bindin popujt e tyre të hynin në një epokë të re.Në vitin 1946, Ҫërçilli mbajti një fjalim në Universitetin e Zyrihut, ku bëri thirrje për “Shtetet e Bashkuara të Evropës”. Robert Shumani kishte shpallur propozimin e tij për krijimin e një Evrope të “organizuar”, e cila sipas tij ishte e domosdoshme për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore. Ky propozim, i njohur më vonë në histori si “Deklarata e Shumanit”, konsiderohet si nismëtar i embrionit të BE-së.Rezultati i menjëhershëm ishte themelimi i Këshillit të Evropës. BE-ja u krijua nga KECQ-ja në Paris 1951. Pra zanafilla e krijimit të bllokut politik evropian që më vonë është quajtur dhe tani vazhdon të jetë Bashkimi Evropian fillon nga ky traktat duke mos i anashkaluar edhe përpjekjet e shumë personaliteteve politike të asaj kohe. Ndërsa baza e BE-së përcaktohet nga disa traktate, ndër të cilat do të përmendim: Traktatet e Romës, Traktati i Mastrihtit etj. Një rol të rëndësishëm në historinë e integrimeve evropiane luajtën edhe zgjerimet e Komunitetit me shtete të tjera. Si zgjerimi i parë ashtu edhe zgjerimet e tjera ofronin padyshim perspektiva të reja të zhvillimit të BE-së, mirëpo nuk duhet të mohohet fakti që gjithmonë shfaqej dyshimi për lindjen e problemeve të reja, pasi mendohej se mund të prishej ekuilibri politikë dhe tregtarë midis vendeve të vet BE-së. Edhe përkundër shumë mëdyshjeve Evropa po bashkohet, janë integruar ekonomitë, janë harmonizuar sistemet e tyre ligjore dhe është i dukshëm qëllimi për arritjen e një uninamiteti në vendimmarrjen politike.BE-ja konkludon se qytetarët evropian janë popullsia kyçe në zhvillimin e një Evrope të re, përtej fanatizmit të prapambetur të nacionalizmave kombëtar.Autori Burim Ugzmajli Master i Politikave të BE-së