Lajme

Pajaziti: Kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovën duhet të merret seriozisht

By FerizajPress

August 06, 2018

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Pajaziti ka thënë se kërkesa e Luginës për bashkim me Kosovës ka qenë ide e shqiptarëve që jetojnë atje madje, sipas tij, ata këtë ide e kanë jetësuar me një referendum më herët.

“Pra, buron nga e drejta legjitime e shqiptarëve atje dhe, si e tillë, duhet të merret shumë seriozisht”, është shprehur nënkryetari i PDK’së, Zenun Pajaziti.

Ai ka siguruar qytetarët e Kosovës se PDK’ja në çdo proces do të jetë kujdestare e ruajtjes së integritetit të vendit dhe të drejtave të shqiptarëve.

Pajaziti ka pohuar se shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës janë të privuar nga shumë të drejta dhe liri elementare.