Ferizaj

PAI prezanton kandidatët për Kuvendin Komunal të Ferizajt

By FerizajPress

September 20, 2017

Ferizaj. 20 shtator 2017. PAI synon të fitoj dy asamblist në komunën e Ferizajt ,e veçanta e saj është se kanë edhe kanditat për kryetar Komune.

Partia e Ashkanlive për Integrim (PAI) sot edhe zyrtarisht ka prezantuar kandidatët e saj per zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 për komunën e Ferizajt,mirëpo e veçanta e saj është se për herë të parë garës politike për kryetar komune në qytetin e Ferizajt iu është bashkangjitur dhe subjekti politik i komunitetit Ashkanli PAI me kandidatin e saj Qazim Rahmani. Në konferecën për media të mbajtur sot ne zyret e PAI-së , kanditati për kryetar të Ferizajt deklarojë per media dhe për opionion publik se garës per kryetar komune do t’i futet dhe subjekti i tij PAI.
 Arsyeja e kandidimit të Qazim Rahmanit për kryetar komune është për të treguar opinionit publik dhe qytetarëve se PAI është parti serioze dhe se ka kapacitet e duhura për të udhëhequr edhe me komunën e Ferizajt.
 Gjithashtu ky veprim për të kandiduar për kryetar komune tregon qartë demokrakcinë,diversitetin politik të vendit tonë. Kandidati për kryetar komune të Ferizajt, Qazim Rahmani, deklarojë për media që gjasat për të dalur fitues si kryetar në këto zgjedhje janë minimale,mirëpo theksoi se kandidatura e tij ka karakter më shumë simbolik.
 Rahmani tregoi dhe qëllimin kryesor të PAI-së  është të fitojë dy vende në asamblenë komunale të Ferizajt dhe kështu përmes asamblisteve të ngrisë zërin dhe problemet e komunitetit të tij, e që sipas tijë janë shumë dhe se do t’i zgjidhnin me sukses duke harmonizuar programin e tyre politik me partin fituese nga shumica që do të dal më 22 tetor 2017. Ai foli për kanditatët e subjektit të tij dukë theksuar se të gjithë janë me një nivel shkollimi të lartë dhe secili prej tyre ka kapacitetet e duhura për të përfaqësuar zërin e popullit.

Kanditatët e PAI-së për zgjedhjet lokale të 22 tetor 2017

 janë :

1.Qazim Rahmani –Kanditat për krytar nw komunën e Ferizajt
  2.Aslan Kruezi
 3.Senxhan Kadriu 
 4.Isa Osmani
 5.Blerim Haliti
 6.Merita Majiqi
 7 Jeton EMINI
 8.Hajriz Haziri 
 9.Shkurte Krujezi
 10.Dashnim Bajrami
11.Avni Kopili
 12.Nexhibe Bajrami
  13.Mustaf Baftiu