Ferizaj. 12.06.2017. Në zgjedhjet ë parakohshme për Parlamentin e Kosovës të cilat janë mbajtu dje PAI ka mundur për herë të parë PDAK-në.
PAI (Partia e Ashkanlive për Integrim) në zgjedhjet e fundit ka dalë fituese kundër PDAK-së e cila në kuadër të subjekteve nga komunitetet ka udhëhequr me vite.
Për këtë edhe kryetari i degës së PAI-së dega në Ferizaj,Asllan Kryeziu, përmes një komunikate ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë .
Deklaratën e plotë të Asllan Kryeziut mund ta lexoninë vazhdim.
Të nderuar bashkëqytetar të Republikës së Kosovës, të nderuar Ferizajas. Fillimisht më lejoni që në emrin tim personal, dhe të PAI-së Partisë së Ashkanlive për Integrim dega në Ferizaj ,të ju falenderoj për zemërsisht për kontributin dhe besimin e dhënë ,që me ju ne bashkarisht arritem që PAI-në dega në Ferizaj ta faktorizojmë dhe ta bëjmë forcën e parë politike minoritare në Ferizaj. PAI,kthehen fuqishëm si forcē politike ,duke marrë vlerësimin e drejtë nga qytetarët për punën ,sukseset,dhe të arriturat . Një vlerësim i tillē ndodh edhe në nivel vendi duke e rikthyer si forcën më të madhe të Ashkanlive PAI-në si shpresë dhe alternativ e vetme për Ashkanlinjët e Kosovës. PAI,do të angazhohet fuqishëm në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave tuaja duke ofruar një përfaqesim me dinjitet, me suksese të reja dhe progres në tē gjitha poret e jetēs. Përfundimisht ju falenderoj për mbështetjen tuaj vazhdojmë bashkë ,dhe bashkëvendosim për fitore tjera të reja. Sinqerisht:Asllan Kryeziu Kryetar i PAI-së në Ferizaj