Ferizaj.21.10.2017. PAI pëmes një komunikate ka ngritur shqetësimin se një ditë para zgjedhjeve subjekti politik PDAK po manipulon me qytetarët dhe po bllokon ata që të shprehin vullnetin e lirë të tyre në zgjedhje. Në komunikatë lëshuar nga kryesia e PAI-së thuhet se kreu i PDAK-së ka mbledhur dokumentat e identifikimit të qytetarëve në fshatin Dubravë dhe atyre u është thënë se duhet të presin deri sa të vin ti marrin me makina dhe ti dërgojnë në qendrat e votimit. “Kjo vepër i pa mundëson qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë në zgjedhje ,subjekti PAI këtë e vlerëson presion ndaj votuesit dhe ne kemi paraqitur rastin edhe në polici dhe jemi ankuar në PZAP” thuhet në komunikatën lëshuar nga PAI. Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vazhdim
PDAK në Ferizaj, Deputeti/Kryetari i saj Danush Ademi , grumbullon leternjoftimat e votusêve një dite para zgjedhjeve.
Sot me datën 21.10.2017 në një video e cila u siguruar nga një qytetar , Ragip Hasani njē moshuar rrethë 80 vjeqarë nga Dubrava e Ferizajt deklaron, se bashkëshortja e Deputetit/Kryetarit PDAK-së Danush Ademit, të moshurit Ragip Hasanit u ka marrë dokumentin përsonal, Letërnjoftimin, me arsyje që do të dërgohet nesra për votuar, dhe deri sa njerzit e PDAK të shkoj shpi të Ragip Hasanit të marrin për të votuar, kjo vepër është shkelje e ligjit vepër penale dhe kodit të mirësjelljës të zgjedhjeve. Kjo vepër i pa mundëson qytetarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë në zgjedhje ,subjekti PAI këtë e vlerëson presion ndaj votuesit dhe ne kemi paraqitur rastin edhe në polici dhe jemi ankuar në PZAP. Ne mendojmë që organet e drejtësis duhet të merren me rastin dhe vlerësohet sipas ligjeve në fuqi. Ne dyshojm që ka raste të tilla ende nga PDAK por fati është që një rast e kemi argumentuar dhe e kemi denoncu. Kërkojm nga qytetarët të shprehin vullnetin e tyre lir dhe të mos jenë preh e manipoluesëve të zgjedhjeve.
Me respekt : PAI Ferizaj.