Ferizaj

Pagoi rrymën në Shtërpcë me nga 2 euro false, konfiskohen 500 monedha

By FerizajPress

December 01, 2023

Një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient ka kryer pagesë për shpenzimin e energjisë elektrike, ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:50, në Shtërpcë.

Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja femër mashkull kosovare zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient mashkull kosovar ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.