Ferizaj

Deputetët e PDK-së – Pagesa  e  ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave nuk hapë Kutinë e Pandorës

By FerizajPress

May 12, 2016

Ferizaj  12.05.2016–  Ish punëtorët e Fabrikës së Tubave  në orët e mbrëmjes janë vizituar edhe nga deputet e e Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, Agim Aliu  dhe Mexhide Mjaku-Topalli.

Edhe deputetët nga  radhët e PDK-së u solidarizuan me kërkesën e ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave që  të zbatohen vendimet e gjykatave dhe  të bëhet pagesa e mjeteve gjë e cila është votuar edhe në Kuvendin e Kosovës nga deputetët.

Elmi Reçica tha se solidarizohen me kërkesat e këtyre punëtorëve dhe  do të bëjnë atë që është në kompetenca të tyre  të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problem.

“Ardhja e jonë këtu tregon  për interesimin tonë për çështjen tuaj të pazgjidhur. Ne që nga dita e parë  kemi bërë rrugëtim të përbashkët për realizimin e të drejtës suaj  që ju garantohet me aktvendimet e Gjykatave të Kosovës, duke filluar nga  Gjykata Themelore e Ferizajt e deri tek Gjykata Kushtetuese. Të gjitha procedurat  janë përmbyllur dhe  ka mbetur që vetëm  Agjecioni i Privatizimit të Kosovës të zbatoi  aktvendimin e Gjykatës. Për këtë janë  nxjerrë edhe rekomandime  nga Parlamenti i Kosovës. Kemi pasur dhjetëra takime  edhe me ish kryeministrin, tani President i Kosovës , Hashim Thaçin. Për këtë Qeveria e Kosovës ka pasur edhe vërejtje nga zyra e përfaqësuesit special të BE-së Zhbogar  për mos respektimin e aktgjykimeve  të Gjykatave të Kosovës. Rasti i juaj është i veçantë, sepse ju keni ndjekur të  gjitha procedurat e rregullta që nga viti 1990. Serbia duhet të paguaj për të gjitha dëmet që  u ka shkaktuar punëtorëve shqiptarë  duke i larguar padrejtësisht nga puna” tha Reçica.

Reçica u tha grevistëve se si deputet do të angazhohen  që këta të kenë një takim edhe me Kryetarin e Kuvendit , Kadri Veselin dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

“Shembulli i juaj tregon më së miri  se si kërkohet  e drejta e qytetarit  si ajo individuale  edhe ajo kolektive. Ju keni shfrytëzuar  të gjitha mjetet  juridike për një të drejt tuajën”  ka thënë Reçica.

Deputeti Agim Aliu për kërkesat e këtyre punëtorëve tha se vetëm duhet  vullnet për zbatimin e ligjit, e që është e drejt kushtetuese e  çdo qytetari.

“Nuk ka asnjë arsye të vetme  për mos zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Fabrikës së Tubave. Është rast unik dhe nuk paraqet  hapje të kutisë së Pandorës. Vetëm duhet vullnet  për zbatimin e vendimeve për të treguar se Republika e Kosovës është shtet  dhe respekton vendimet  që merren për qytetarët e e vetë qoftë individual  apo kolektiv. Shembulli i aktgjykimit dhe  luftës së bërë nga ana e punëtorëve të  të Fabrikës së Tubave  tregon më së miri se si  ushtrohet  një e drejtë  e qytetarëve dhe do të duhej  të shërbente si  model  në jurisprudencës se  si ushtrohet një e drejtë” tha Agim Aliu.

Ndërsa deputetja Mexhide Mjaku-Topalli tha se mënyra se si po takohemi këtu është shumë e vështir edhe për ne si deputet të cilët kemi besimin tuaj që të mbrojmë interesat e juaj.

“Ne jemi të gatshëm të ju shërbejmë juve  ashtu siç ju kemi shërbyer .Do të bartim kërkesat e juaja në çdo nivel qendror që ato të realizohen sa me shpejt” ka thënë  Mexhide Mjaku-Topalli.