Lajme

Pacolli: Shumë shpejt Kosova do të marr lajmin pozitiv për vizat

By FerizajPress

June 27, 2018

Këshilli Evropian në një draft dokument të publikuar ka dhënë konkluzione pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë lidhur me hapjen e negociatave. Këshilli i Europës planifikon që t’i hapë negociatat me këto dy vende në qershor të 2019. Zëvendëskryeministri i Kosovës,njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar këto dy vende, derisa ka shkruar se edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt, transmeton Indeksonline. “Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë për vendimin pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe Kosova do të marrë lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave shumë shpejt”, ka thënë Pacolli./Indeksonline/