Lajme

Pacolli: Po na kopjojnë programin e AKR-së

By FerizajPress

August 17, 2016

residenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kjo parti qysh në vitin 2006 kishte paraparë krijimin e një dhome të posaçme gjyqësore për trajtimin e përshpejtuar të kontesteve ekonomike.

“’Ideja është e fuqishme nëse asaj i ka ardhur koha’, thotë një ekonomist i njohur. Sot po lexoj se odat ekonomike te Kosovës e shofin të arsyeshme krijimin e një dhome të posaçme për trajtimin e lëndëve gjyqësore ekonomike. Është mirë, ‘më mirë vonë se kurrë’ por dëmet dhe padrejtësitë që iu bënë investitorëve janë marramendëse dhe të pa riparueshme. Në fakt, AKR-ja në programet e saja që nga viti 2006 e këndej kishte paraparë krijimin e një dhome të posaçme gjyqësore për trajtimin e përshpejtuar të kontesteve ekonomike. Këtë e kam potencuar gjithmonë dhe jam angazhuar, sa ishim ne koalicionin qeveritarë që të ndodh kjo por ishte e pamundur për shkak të mungesës së fuqisë tonë politike. Jo vetëm kjo, por programi i plotë i AKR-ja ishte varianti më vizion të nevojshëm për drejtimin e Kosovës. Këtë tani tentojnë ta kopjojnë sot”, ka shkuar Pacolli në profilin e vet zyrtar në “Facebook”.