Lajme

Pacolli hyn vet i katërti në Kuvend

By FerizajPress

June 17, 2017

Nga numri i votave që kanë siguruar kandidatët, AKR, ka sigurojë katër vende në Kuvendin e Kosovës.

Behgjet Pacolli, Korab Sejdiu, Labinot Tahiri dhe Islam Pacolli, janë kandidatët më të votuar të AKR’së, ndërsa në këtë listë nuk figuron asnjë grua.

Lista nuk është definitive pasi, më shumë se 100 kuti janë shkuar në rinumërim, gjë që kjo listë është nxjerrë sipas rezultatit të numërimit nga 73% të votave, që i bie se rreth 27% të votave apo më shumë se çereku mungojnë.