Lajme

Pacolli-Daçiqit: Përpjekje kot, shtetet nuk i tërheqin njohjet

By FerizajPress

June 27, 2018

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pasur një porosi për homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq. Kryediplomati kosovar në një intervistë për RTK-në e ka këshilluar atë serb që të mos përpiqet kot ngase shtetet e botës nuk tërheqin njohjet që ia kanë bërë Kosovës. “Përpjekje të tilla do të dështojnë si me Liberinë, si me Burundin, si me Guinea Bisaun”, ka thënë Pacolli.