Lajme

Pacolli arrin në Washington me ftesë të Sekretarit të Shtetit

By FerizajPress

July 25, 2018

Në këtë konferencë që është e para e këtij lloji, Pacolli është ftuar të marrë pjesë nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

“Kjo është një nismë e rëndësishme e Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare dhe Kosova do të mbështesë përpjekjet amerikane në nivel global”, ka thënë Pacolli përmes Facebook.

“Do të ndaj traditën e Kosovës dhe trashëgiminë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe do të promovoj përpjekjet tona për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të lirë në shoqërinë tonë për besimin e tyre. Unë do të shfrytëzoj praninë time në Uashington për të takuar edhe homologët e tjerë dhe vendimmarrësit amerikanë”.