Tetëmbëdhjetëvjeçarja Elodia Alija, nga Ferizaj, e prekur nga sindroma Down, po thyen të gjitha paragjykimet e shoqërisë, duke u bërë asistentja e parë e një stomatologu. Por si duket ajo ka filluar të bëhet edhe e preferuara e shumë klientëve.
Së fundi Eolida kishte klient edhe këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahun.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes rrjetit social ku ka shpërndarë edhe një video.
“Pata nderin dhe kënaqësinë që në klinikën @briliantdent tek Dr. Burim Buzhala në Ferizaj ta takoj punonjësen e re, Eloidën, e cila me dashurinë e saj rrëmben zemra! Kjo vajzë është një mrekulli në vete.Lum si Burimi me që me humanitetin e zemërgjerësinë e tij ka bërë veprim të madh me rastin e punësimit të Eloidës, duke i thirrë kështu mendjes dhe ndërgjegjes së popullit dhe udhëheqësisë në trojet tona.Mos qoftë ky akti i vetëm. Le të vazhdojmë ti përkrahim njerëzit me Sindromën Dawn.” ka shkruar Sabri Fejzullahu