Lajme

“Pa ujë, rrymë dhe ngrohje në temperatura -20, Ukraina në prag të katastrofës”

By FerizajPress

February 01, 2017

Situata është përshkallëzuar në Donetsk Avdivijki ku luftime e ashpra kanë bërë që të ndërpritet furnizimi me energji dhe me ujë, transmeton lajmi.net.

Gjendja në Ukrainë tani është më e rënda gjatë konflikteve të muajve të fundit, shkruan Deutsche Welle.

Aktualisht më shumë se 35.000 banorë jetojnë në qytetet që janë në vijën e frontit dhe jeta e tyre është në rrezik çdo ditë e më shumë.

Në konfliktin e fundit, u është prerë furnizimi me energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Kjo është gjendja aktuale në Ukrainë, tani kur gjatë ditëve të ftohta të dimrit temperaturat kanë arritur në -20 gradë. Kjo është arsyeja pse Adiivika ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Autoritetet janë duke u përgatitur për të evakuuar mijëra njerëz nga atje, për të parandaluar një katastrofë.

DW deklaroi se, në hijen e zgjedhjeve në SHBA, situata në lindje të Ukrainës është teje përshkallëzuar në fund të viti 2016. /Lajmi.net/