Lajme

Pa NISMA-n, LVV dhe LDK nuk mund ta bëjnë Qeverinë, i kanë vetëm 56 deputetë

By FerizajPress

October 14, 2019

Koalicioni Nisma Socialdemokrate dhe AKR do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Gazeta NewBorn, mëson se ky koalicion parazgjedhor shkon në 5.06%, duke kaluar kështu pragun e vendosur zgjedhor prej 5%.

Me këtë përqindje, Nisma Socialdemokrate dhe AKR sigurojnë 6 ulëse.

Nga këto 6 ulëse të Kuvendit, një do ta ketë Behgjet Pacolli nga AKR dhe kandidatja e saj Myzejene Selmani e cila ende nuk është konfirmuar, ndërsa 5 të tjerat do ti takojnë Nismës.

Siç mëson Gazeta NewBorn, emrat e deputetëve të Nismës që do të jenë pjesë e Kuvendit janë;

Fatmir Limaj, Vesel Krasniqi, Arbëreshë Krasniqi, Albulenë Balaj, ndëresa kandidati i pestë ende nuk dihet, ndërsa në garë për vendin e pestë janë Enver Hoti, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Bilall Sherifi e Endrit Shala.

Me kalimin e pragut nga NISMA-AKR, Vetëvendosje humb 3 deputetë, LDK dy deputetë dhe PDK një deputet.