Humbja e Gjermanisë me Korenë i ka mërzitur të gjithë në Gjermani. Duket se tani ka filluar një gjyq publik për fjatorët e humbjes. I fundit që ka kritikuar është ish-lojtari gjerman Basler, i cili nuk i kurseu fjalët duke vecuar dhe Ozilin si më të dobëtin e ndeshjes së djeshme. “Lojtarët nuk ishin në 100 për qind dhe askush nuk ishte në gjendje të udhëhiqte ekipin”. Ai shtoi për Ozil: “Ai nuk është lideri, që dëshiron të jetë. Gjuhën e trupit të tij ishte si e një bretkoce të vdekur”- ishin fjalët e ish-kampionit Basler.