Sport

Ozil: Kur fitojmë më cilësojnë gjerman, kur humbasim më thonë emigrant

By FerizajPress

July 22, 2018

Mesut Ozil përmes një njoftimi në Instagram ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë. Mesfushori i Arsenalit që është kritikuar shumë për paraqitjen në Kupën e Botës me Gjermaninë, ka dhënë arsye të forta për largimin. Ai thotë se tretmani që ka marrë nga Kombëtarja e Gjermanisë bën që ai mos ta vesh më këtë fanellë, duke u ndjerë i ofenduar në baza racore e i pa respektuar. Tutje Ozil cek se ai ende nuk është pranuar në shoqërinë gjermane shkaku i prejardhjes së tij. “Kur fitojmë jam gjerman, kur humbasin më cilësojnë emigrant”, shkruhet në një pjesë të letrës së Ozil. 29 vjeçari përmend edhe standardet e dyfishta të përdoruar për të, pasi diçka të njëjtë nuk kanë përjetuar dy gjermanët me prejardhje polake, Lukas Podolski dhe Miroslav Klose./Lajmi.net/