Mesut Ozil nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri në Premierligë. Mesfushori i Arsenalit është sfiduar nga trajneri i ri, Unai Emery që të përmirësohet edhe në mbrojtje për të qenë futbollist i rëndësishëm te “Gunners”. Kurse, “The Sun” shkruan se Ozil tashmë lufton për të ardhmen e tij te skuadra nga Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”. Emery ka bërë të ditur se kërkon më shumë punë nga Ozil. /Lajmi.net/