Ferizaj

OVL-UÇK dega në Ferizaj diferencohet nga deklarata e Haradinajt dhe dënon manipulimet me peticionin për gjykatën Speciale

By FerizajPress

January 19, 2018

Ferizaj.19.01.2018. Organizata e OVL-UÇK-së, dega në Ferizaj në mbledhje e mbajtur sot ka dal me qëndrim  kundër deklaratës së Nasim Haradinajt. Prononcimin e   Haradinajt kjo organizatë e   ka quajtur vulgar  dhe  të dëmshëm për imazhin e Ushtrisë Çlirimtare dhe popullin e Kosovës në përgjithësi

Reagimi i plotë i Organizatës së OVL-UÇK dega në Ferizaj

REAGIM

Organizata e OVL-UÇK dega në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datën 19.01.2018, merr qëndrim diferencimi ndaj prononcimit të z.Nasim Haradinajt dhe konsideron se fjalori i përdorur nga z.Haradinaj përmban gjuhë vulgare, gjuhë kjo që nuk është në kulturën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo gjuhë e përdorur është e panevojshme, e dëmshme për imazhin e Ushtrisë Çlirimtare dhe popullin e Kosovës në përgjithësi. Kërkojmë nga Selia Qendrore e OVL-UÇK-së që të shtojë ndikimin dhe prononcimet e tilla individuale të ndërpriten njëherë e përgjithmonë.

Gjithashtu protestojmë edhe për manipulimin që është bërë me peticionin e OVL-UÇK-së, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Kryesia e OVL-UÇK dega në Ferizaj, Kryetari Rafiz Sejdiu!