Ferizaj

OVL e UÇK-së fton veteranët e luftës  të aplikojnë për libreza të OVL-UÇK-së

By FerizajPress

November 21, 2016

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj, njofton të gjithë bashkëluftëtarët të cilët kanë marrë Certifikatat mbi njohjen e statusit të Veteranit luftëtar, se mund të aplikojnë për libreza të OVL-UÇK-së.

Aplikimi bëhet në zyrat qendrore të OVL-UÇK – dega në  Ferizaj.

“Gjithashtu ftojmë edhe gjithë ata që kanë pasur kartela dhe ju ka skaduar afati, që të ri-aplikojnë për kartelën e re, por edhe gjithë ata që kanë kartelat aktive e nuk kanë dorëzuar dokumentet si më poshtë të i sjellin pranë zyrave së organizatës për të rregulluar dosjet e tyre” thuhet në ftesën e OVL-UÇK-së

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim: Certifikata – kopje Letërnjoftimi – kopje Foto e re për dokumentin (mundësisht në CD)

Orari i punës në zyre: E hëne – e premte – 10:00 – 14:00

Për me shumë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj