Siç thuhet në njoftim, ndalimi i Komandantit nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.
“Andaj, ftojmë Veteranët e Dukagjinit dhe mbarë Kosovës, që marrin pjesë në protestën e nesërme në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë në ora 13:00”, thuhet ndër tjerash./Lajmi.net/