Ferizaj

Osmani do të ftojë të martën partitë politike për konsultim rreth datës së zgjedhjeve

By FerizajPress

December 22, 2020

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, do të ftojë të martën, partitë politike për konsultim rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. presidentes.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Pas konsultimit me partitë, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë, pasi kështu e parasheh neni 95 i Kushtetutës së Kosovës.