Lajme

OSBE s’i monitoron zgjedhjet në Drenas, Pacolli i zhgënjyer me përgjigjen e KQZ-së

By FerizajPress

December 01, 2016

Më poshtë është shkrimi i tij plotë rreth kësaj çështjeje:

Ishte shumë inkurajuese kërkesa e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell për monitorim të rreptë të procesit zgjedhor në Drenas. Në fakt ambasadori britanik këtë kërkesë e bëri edhe në emër të miqve të mëdhenj të Kosovës që përbëjnë QUINT-in, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Kjo kërkesë ishte e qëlluar dhe e nevojshme për shumë arsye, që vota e qytetarit të mos keqpërdoret dhe të mos vazhdojnë vuajtjet e njerëzve.

Ishte zhgënjyese përgjigja e KQZ-së e cila nuk i jep akses OSBE-së dhe për fat të keq në Drenas mund të përsëritet e kaluara e hidhur ku për arsye keqpërdorimi të votave janë dënuar me burg 260 qytetarë, por u implementua qëllimi i hajnisë.

KQZ që sot përbëhet më së shumti nga partitë në pushtet, duhet ta dijë se pikërisht këto parti janë duke bërë fushatë me paratë e qytetarëve.

Drenasi është i mbuluar sot me xhipa të kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zvministrave, kryeparlamentarit e deputetëve, duke abuzuar me orarin e punës së mësimdhënësve e nxënësve, gjë që është e paparë në vendet e civilizuara.

Edhe një herë shpreh falënderimin e madh për aleatët tanë perëndimorë, dhe i lus që në ditën e zgjedhjeve në Drenas të jenë prezent me vëzhguesit e tyre.

.