Ferizaj

OSBE e përshkruan si femicid vrasjen e 21 vjeçares në Ferizaj: Do ta luftojmë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje

By FerizajPress

April 12, 2024

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vrasjes së një 21 vjeçare nga bashkëshortin në Ferizaj.

Ata kanë përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit, që poashtu plagosi edhe vëllain 15 vjeçar të viktimës.

“I tmerruar dhe i pikëlluar nga vrasja e një gruaje 21-vjeçare dhe plagosja e një djali 15-vjeçar sot në Ferizaj/Uroševac. Ne e përgëzojmë @Kosovo_Police për arrestimin e menjëhershëm të një të dyshuari për atë që duket të jetë një femicide”, thuhet në reagimin e OSBE-së

Tutje ata thanë se do ta luftojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje.