Ortopedi i cili po e trajton familjarin e Behgjet Pacollit, Arbër Tolaj ka treguar për KALLXO.comgjendjen e Osman Pacollit i plagosur mbrëmë në një lokal në Prishtinë.
Doktori Tolaj tha se pacienti ka kërkuar lëshim nga klinika për tu trajtuar jashtë vendit.
“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Ortopedisë. Ka marrë plagë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, kërcirit dhe në zogun e këmbës së djathtë. Është bërë flete lëshimi sot, sepse pacienti me vetëdëshirë lëshoi klinikën për trajtim jashtë vendin”, tha Tolaj.
Botapress.Info raportoi në lidhje me plagosjen e vëllait të Rrahim Pacollit dhe kushëririt të Behgjet Pacollit.