Ferizaj

Organizohet turnir në volejboll me rastin e 17 vjetorit të çlirimit të Ferizajt

By FerizajPress

June 10, 2016

Në pallatin e sporteve “Bill Clinton” të premten është mbajtur turnir i institucioneve në volejboll femrat me rastin e 17 vjetorit të çlirimit të Ferizajt, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Ferizajt.

“Është turne tradicional dhe mbahet  prej pesë viteve. Këtë e ka organizuar Komuna e Ferizajt dhe  është në vazhdën e aktiviteteve  të Ditës së Çlirimit. Në këtë turne morën pjesë  institucionet e komunës dhe pjesëmarrës janë gjenerata e mesme të cilat punojnë në institucione publik. Ky aktivitet është pritur  mirë nga të gjithë pjesëmarrësit”  tha Bashkim Haxhimusa , përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt.

Edhe  Shkurte Gashi  nga  ekipi i Spitalit dhe  Luljeta Limani nga policia rajonale e Ferizajt   thanë se ky  aktivitet është  shumë i qëlluar dhe  një mundësi  që përveç raporteve zyrtare këtu po kultivohen edhe raporte shoqërore.

Në këtë turne morën pjesë ekipet nga Komuna, Gjykata, Policia, Spitali dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizajt.