Ferizaj

Organizohet marsh nga gratë ferizajase për ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit

By FerizajPress

October 16, 2018

Ferizaj. 16.10. 2018. Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen gjatë muajit tetor, anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, në kryeje me Kryesuesen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt Kristina Gashi Bytyqi dhe aktivistet e shoqërisë civile kanë organizuar sot një marsh nëpër qendrën e qytetit të Ferizajt për të promovuar sa më shumë ndërgjegjësimin ndër gra se duhet të bëhen kontrolla mjekësore sa më shpesh për të identifikuar kancerin e gjirit sa me herët.