Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2017-2019, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, fton qytetarët ferizajas në takimet konsultative duke filluar nga dita e mërkurë deri të martën e ardhshme në lokacionet e shënuara më poshtë:
Me 3 gusht 2016( e mërkurë) duke filluar nga ora 18:00, në shkollën fillore ,,Ahmet Hoxha” do të mbahet takimi me qytetarët e rajonit të pare dhe të dytë të qytetit.