Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës,degët në Ferizaj, përmes një komunikatë kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje sa më masive në protestën gjithë popullore në përkrahje të Komandantit Ramush Haradinaj.
Protesta do të mbahet më 21 janar 2017, ditë e shtunë, ora 13:00 në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Komunikata e plotë e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës
Organizatat e dala të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – degët në Ferizaj, do të jenë në përkrahje të protestës gjithë popullore të organizuar nga organizatat në qendër, protestë kjo në mbështetje të Komandantit Ramush Haradinaj.
Protesta do të mbahet me datë 21 janar 2017, ditë e shtunë, ora 13:00 në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Ftojmë të gjithë bashkëqytetarët, organizatat e ndryshme, familjarët e Dëshmorëve të Kombit, Invalidët dhe Veteranët e UÇK-së të Komunës së Ferizajt, që së bashku të jemi në mbështetje të protestës!
Nisja nga qyteti i Ferizajt do të bëhet në mënyrë të organizuar, nisja bëhet nga stacioni i autobusëve në Ferizaj, të shtunën ora 11:00.
Duke e përkrahur protestën ne përkrahim vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me respekt:
Kryesia e Familjeve të Dëshmorëve, Kryesia e Invalidëve të Luftës dhe Kryesia e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – degët Ferizaj.