Lajme

Opozita u nxitua me politizimin e demarkacionit

By FerizajPress

April 05, 2016

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci e ka fajësuar opozitën se është ngutur me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke e politizuar atë.

Grabovci për ‘Epokën e re’, tha se kjo çështje ka qenë teknike, por subjektet politike opozitare për qëllime politike e kanë politizuar atë para se të vinte në Kuvend.

Ai ka bërë me dije se një pjesë e opozitës ka për qëllim destabilizimin dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/