Lajme

Opozita s’ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë (Video)

By FerizajPress

September 18, 2016

Përfaqësuesit e të tria partive në opozitë, AAK, Nisma dhe VV, konsiderojnë se Qeveria është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Kosova ka humbur shumë kohë duke mos e përfillur zërin e qytetarëve si dhe protestat jashtë e brenda Kuvendit. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj, vlerëson se Kosova tashmë është në krizë të thellë politike dhe ekonomike.