Lajme

Opozita serbe: Serbia nuk përfiton asgjë nga marrëveshja me Kosovën

By FerizajPress

March 06, 2019

Millenko Jovanov, nënkryetar i Komitetit të Përgjithshëm të Partisë Progresiste Serbe ka thënë se Serbia nuk do të fitojë asgjë nga Kosova.

“Politikat e Gjillasit, Jeremiqit, Obradoviqit, Trifunoviqit ndaj Kosovës janë të përcaktuara në intervistën e Trifunoviqit në median kroate ku thotë se Serbia nuk duhet të marrë asgjë në Kosovë”, tha Jovanov.

“Është kjo politikë që thotë se Serbia nuk merr asgjë në Kosovë dhe se Serbia nuk duhet të marrë asgjë, e kufiri duhet të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak. Sipas Vuçiqit, është diametralisht e kundërta, ndaj kësaj politike dhe prandaj përpiqet çdo ditë që të zhvlerësojë dhe të vendos si të gabuara pretendimet e opozitës serbe. Vuçiq pretendon se Serbia nuk do të mbetet pa marrë asgjë në Kosovë”, është shprehur Jovanov.

Ai është shprehur se humbja e Vuçiqit kundër Kosovës është fitorja e tyre.

Kjo është arsyeja pse politikanët serb në opozitë, po përpiqen të humbin kredibilitetin e Vuçiqit në raport me Kosovën, dhe e konsiderojnë humbjen e Vuçiqit si fitoren e tyre.

Jovanov gjithashtu është shprehur se serbët në Kosovë e dijnë se kush po lufton për të drejtat e tyre.

Megjithatë, janë të njohura qëndrimet e opozitës serbe të cilët shprehen se Daçiq e Vuçiq kanë dështuar në politikën e tyre me Kosovën.

Madje, ka prej tyre të cilët thonë se Serbia do të duhet ta njohë Kosovën, pa marrë asgjë në këmbim, gjë që nuk përkon aspak me idetë e qeverisë dhe presidentit serb, Vuçiq.